Junker paralajmëron luftë tregtare BE-SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47220-junker_paralajmëron_luftë_tregtare_be_shba
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar se lufta tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, nuk do të ishte e mirë për asnjërën palë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 18, 2017 14:20 Europe/Tirane
  • Junker paralajmëron luftë tregtare BE-SHBA

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar se lufta tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, nuk do të ishte e mirë për asnjërën palë.

I pyetur nga gazeta gjermane, Bild am Sonntag,se nëse Evropa mund të përballojë një “luftë tregtare” me Shtetet e Bashkuara, Junker tha se “lufta tregtare nuk është e mirë për interesat e BE-së e as të SHBA-së”. Ai tha se duhet marrë seriozisht komentet proteksioniste e bëra nga administrata e presidentit Donald Trump. Ditë më parë, Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë se administrata e Trumpit nuk ka dëshirë që të futet në luftë tregtare por tha se është e nevojshme që marrëdhëniet tregtare të rishikohen. Trump ka akuzuar Japoninë se ka ulur vlerën e monedhës kombëtare me qëllim që t’i krijojë avantazh eksporteve të vendit.