Kongresmeni hedh poshtë pretendimet e Trump mbi përgjimet telefonike
Suzan Kalinz përfaqësuese e Kongresit nga radhët e republikanëve, ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit Donald Trump mbi përgjimet telefonike gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në Amerikë.
Kalins i ka kërkuar presidentit amerikan që të vërtetojë dhe verifikojë pretendimet e tij mbi përgjimet e telefonatave. Ndaj deklaratës së Trump mbi përgjimet telefonike ka reaguar edhe Adam Shif i cili këto deklarata i quajti krejtësisht të gabuara. Edhe më herët Donald Trump ka akuzuar presidentin Barack Obama se ka kryer përgjime telefonike ndaj kullës Trump ndërkohë që ish kreu i CIA-s amerikan Xhejms Kapler i ka hedhur poshtë këto deklarata. Deri më tani presidenti amerikan Trump nuk ka paraqitur ndonjë fakt apo dokument për të vërtetuar akuzat e tij dhe prej Kongresit ka kërkuar të kryen hetime mbi këtë rast.