Rusia paralajmëron mbi pasojat e garës së armatimeve
(last modified Mon, 20 Mar 2017 16:00:14 GMT )
Mars 20, 2017 17:00 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron mbi pasojat e garës së armatimeve

Përfaqësuesi i Rusisë në NATO ka paralajmëruar mbi pasojat e garës së armatimeve sidomos të rritjes së nivelit të armatimeve të vendeve që janë afër kufijve me Rusinë.

Aleksandër Grushkov tha se lëvizjet e NATO-s krijojnë kushtet për nisjen e një gare armatimesh e cila nuk do të ketë pasoja të mira për asnjërën palë. Deklarata e përfaqësuesit të Rusisë vjen në kohën kur në botë ndodhen 25 vende me ushtrinë më të fuqishme. Një luftë botërore ndoshta është e vetmja rrugë për të matur forcën reale ushtarake, por fatmirësisht bota nuk ka pasur situatë të tillë kohët e fundit. Pavarësisht ngritjes së tensioneve në detin e Kinës jugore, luftimet në vijim në Ukrainë dhe luftimet e shumta në Lindjen e Mesme,  betejat mes shteteve apo kombeve janë zhvendosur në armëpushim apo në luftë kundër grupeve terroriste.  Megjithatë, një vlerësim i forcës ushtarake mund të jetë interesant, kështu që “Businessinsider” duke u bazuar tek indeksi i forcës ushtarake të 106 shteteve ka renditur 25 shtetet më të fuqishme në botë. Në këtë vlerësim janë marrë më tepër se sa 50 faktorë, përfshirë buxhetin për ushtrinë e çdo shteti, trupat ushtarake, sasinë e armatimit që ata kanë dhe resurset natyrale.

Tags