Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë betohen për të shërbyer me sinqeritet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47328-zyrtarët_e_shtëpisë_së_bardhë_betohen_për_të_shërbyer_me_sinqeritet
Punonjësit dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë janë zotuar se do të zbatojnë me përpikmëri detyrat e tyre në Shtëpinë e Bardhë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 20, 2017 13:30 Europe/Tirane
  • Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë betohen për të shërbyer me sinqeritet

Punonjësit dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë janë zotuar se do të zbatojnë me përpikmëri detyrat e tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Disa prej autoriteteve të Shtëpisë Bardhë në një intervistë për Uashington Post kanë deklaruar se Donald Trump ka vendosur persona të besuar të tij nëpër institucionet e qeverisë së tij dhe institucionet e tjera jashtë Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë Dy krerë të inteligjencës amerikane dëshmojnë përpara Kongresit mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Drejtori i FBI-së, James Comey, dhe shefi i NSA-së, admirali Mike Rogers, do të prekin gjithashtu edhe çështjen e pretendimeve të Donald Trumpit se është përgjuar nga paraardhësi i tij Barack Obama. Seanca e rrallë dëgjimore në Komisionin e Zbulimit përbën të parën herë që do të ketë një dëgjim të hapur mbi përfshirjen e rusëve në procesin zgjedhor të Shteteve të Bashkuara. Trump i ka hedhur poshtë sugjerimet se ai, ose fushata e tij kishin kontakte jopërkatëse me zyrtarët e Rusisë, duke i cilësuar “një gjueti të pastër shtrigash”. Edhe Moska, nga ana tjetër, mohon të ketë ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane, por dyshimet mbeten të mëdha.