Donald Trump kundërshton përsëri marrëveshjen bërthamore
Presidenti i Amerikës përkundër qëndrimeve të vendeve të tjera perëndimore, edhe një herë ka kundërshtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin.
Donald Trump në takimin që pati me Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut, deklaroi se për të është e paqartë shkaku i nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore nga ana e ish presidentit Barack Obama dhe shpresoi që një ditë ta kuptojë këtë shkak. Më herët Donald Trump në një intervistë dhënë gazetës angleze Sunday Times ka thënë: “Nuk jam i kënaqur nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Atë e konsideroj një prej marrëveshjeve më të këqija të arritur deri më sot”. Kjo deklaratë e Donald Trump vjen në kohën kur Jokia Amano edhe një herë ka konfirmuar zbatimin e angazhimeve dhe zotimeve nga ana e Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Në takim me kryeministrin e Irakut, presidenti Donald Trump theksoi vazhdimin e pranisë së forcave amerikane në Irak. Ai kritikoi vendimin e qeverisë Obama për largimin e forcave ushtarake nga Irakut dhe tha: Ne nuk duhej të futeshim në Irak, mirëpo kur u futëm nuk duhej të largoheshim. Nga ana e tij kryeministri Hejdar Ebadi tha se forcat irakiane kanë në dorë komandën e luftës kundër ISIS dhe shumë shpejt qyteti Mosul do të çlirohet nga terroristët e ISIS.