Një ekstremist konfirmohet ambasador i SHBA në Izrael
Siç njofton Press Tv, David Freedman, politikani ekstremist që përkrah zgjerimin e kolonive çifute në territoret palestineze, është zgjedhur ambasador i SHBA në Izrael.
Freedman 58 vjeçar, i propozuar nga Donald Trump si ambasador i Amerikës në Izrael, me 52 vota pro dhe 46 kundër, u konfirmua nga Senati amerikan si ambasador i SHBA në Izrael. Freedman, i cili gjatë fushatës elektorale ka qenë këshilltari i Donald Trump në lidhje me marrëdhëniet SHBA-Izrael, njihet si njëri nga përkrahësit më të mëdhenj të politikave të regjimit të Tel Avivit dhe të zgjerimit të kolonive hebreje në territoret e pushtuara palestineze. Disa kohë më parë, mbi 600 rabinë amerikanë e cilësuan Freedman si një person “ekstremist” dhe kundërshtuan emërimin e tij si ambasador të SHBA në Tel Aviv.