Protesta kundër BE-së në Itali
Mijëra qytetarë italianë janë tubuar në Romë ku kanë protestuar kundër politikave të BE. Banorë të qyteteve të ndryshme të Italisë shfrytëzuan fillimin e takimit të liderëve të BE-së në Romë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikave të BE-së, që sipas tyre janë në kundërshtim me interesat e Italisë.
Protestuesit deklaruan se BE përkrah politikat e bankave të mëdha europiane dhe se për këtë union është më e rëndësishme paraja, sesa jeta njerëzore. Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Europian, me përjashtim të Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Romë për të marrë pjesë në festimet për 60-vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Romës. Në këtë ceremoni, 27 vendet anëtare do të rikonfirmojnë dëshirën e tyre të përbashkët për vazhdimësinë e zgjerimit dhe thellimit të unionit. Pas një dhjetë-vjeçari krizash dhe kërcënimesh në rritje, liderët europianë do të kërkojnë mënyra për të rigjallëruar projektin e tyre, ku më e rëndësishmja është gjetja e një rruge të përbashkët për të ecur përpara.