Boeing u shet dronë luftarakë vendeve të Lindjes së Mesme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47664-boeing_u_shet_dronë_luftarakë_vendeve_të_lindjes_së_mesme
Kompania amerikane e prodhimit të avionëve Boeing deklaroi se u ka shitur disa vendeve të rajonit të Lindjes së Mesme dronë të sofistikuar luftarakë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 27, 2017 04:06 Europe/Tirane
  • Boeing u shet dronë luftarakë vendeve të Lindjes së Mesme

Kompania amerikane e prodhimit të avionëve Boeing deklaroi se u ka shitur disa vendeve të rajonit të Lindjes së Mesme dronë të sofistikuar luftarakë.

Sipas raportit të kanalit televiziv Sky News, Bernard Den, drejtori i kompanisë Boeing për Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Turqinë, deklaroi se nevojat e vendeve arabe të Lindjes së Mesme për pajisje ushtarake kanë ndryshuar dhe Boeing është në dijeni të kësaj çështje. Gjatë viteve të kaluara administrata e Barak Obamas ka autorizuar shitjen e dronëve spiun dhe luftarakë amerikanë disa vendeve arabe të Lindjes së Mesme që janë aleate të SHBA.