Shumë i ulët popullariteti i Donald Trump
Popullariteti i Trump ka rënë në 36 përqind, 2 pikë më ulët se paraardhësi i tij Barak Obama kur ishte në detyre në 2011 dhe 2014 i cili ra në 38 përqind.
Rezultatet janë rezultat i një ankete të bërë nga Gallup, sipas së cilës popullariteti i Trump pësoi një ulje drastike javën e kaluar kur presidenti nuk mori mbështetjen e duhur në kongres për projektligjin e kujdesit shëndetësor. Trump gjithashtu është përballur me një breshëri kritikash dhe publicitet negativ mbi lidhjet e mundshme të bashkëpunëtorëve të tij dhe ekipit të fushatës me Rusinë, përfshirë njoftimin e FBI për nisje të hetimeve. Rënia e popullariteti të presidentit të ri është shumë e madhe po ta krahasojmë atë pas ditëve të inaugurimit të tij, ku rreth 44 për qind e Amerikës miratoi të performancës së punës Trump dhe 44 për qind ishte pro perfomancës së tij dhe po kaq kundër. Por Trump ka qenë vazhdimisht jo i dashur për popullin në këtë periudhë si president. Sipas Gallup Trump është më pak popullor se të gjithë presidentët e shkuar të SHBA në të njëjtën hapësirë kohore të presidencës së tyre. Bill Clinton arriti deri në 37 % gjatë mandatit të tij të parë, i ndikuar edhe nga skandali i “Watergate”, edhe Gerald Ford arriti në të njëjtën kuotë. Megjithëse rënia e popullaritetit të Trump është drastike, nuk është e paprecedentë, pasi George W Bush regjistroi një rënie deri në 25 % gjatë luftës së Irakut, ndërsa Jimmy Carter arrit në 28 %. Më keq nga të gjithë dhe këtu flitet për gjithë periudhën e mandatit dhe jo vetëm muajt e parë ka shkuar Richard Nixon me 24 % të popullaritetit.