Senati amerikan voton pro anëtarësimit të Malit të Zi në NATO
Me 97 vota pro dhe vetëm 2 kundër, Senati amerikan ka votuar pro mbështetjes së anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.
Ky ratifikim kërkonte 2/3 e 100 votave të Senatit, por votimi në Senat ishte thuajse unanim. Kjo mbështetje e Senatit amerikan ndaj Malit të Zi, shpresohet të përkthehet në një mesazh të qartë se SHBA do t’ kundërvihet çdo përpjekjeje të Rusisë për të shtrirë ndikimin e saj në Europë dhe veçanërisht në rajonin e Ballkanit. Hapi i fundit për ratifikimin e anëtarësimit nga SHBA, është nënshkrimi i presidentit Trump, i cili nuk dihet se kur do të vijë. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka mbështetur anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, pavarësisht kundërshtimeve të Rusisë ndaj anëtarësimit të këtij vendi të vogël ballkanik në NATO .