David Fridman emërohet ambasadori i SHBA në Izrael
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47884-david_fridman_emërohet_ambasadori_i_shba_në_izrael
David Freedman është emëruar sot ambasadori i ri i SHBA në Izrael.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 30, 2017 03:54 Europe/Tirane
  • David Fridman emërohet ambasadori i SHBA në Izrael

David Freedman është emëruar sot ambasadori i ri i SHBA në Izrael.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, ceremonia zyrtare e emërimit të David Freedman në postin e ambasadorit të SHBA në Tel Aviv, u zhvillua në prani të nënpresidentit amerikan Mike Pence. Freedman javën e kaluar me 56 vota pro dhe 42 kundër, mori përkrahjen e Senatit Amerikan për këtë post, ndërsa më parë ka qenë këshilltar i presidentit Donald Trump për marrëdhëniet me Izraelin. Ai është djali i një rabini ortodoks çifut dhe është i njohur për qëndrimet e tij ekstreme në përkrahje të regjimit të Tel Avivit dhe të politikës për zgjerimin e kolonive çifute në territoret e pushtuara palestineze. Me emërimin e tij si ambasador në Tel Aviv, Shtëpia e Bardhë dëshmoi se është serioze në realizimin e qëllimit për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kodsin e pushtuar.