Danimarka shton buxhetin ushtarak në bazë të standardeve të NATOS
(last modified Fri, 31 Mar 2017 17:36:23 GMT )
Mars 31, 2017 19:36 Europe/Tirane
  • Danimarka shton buxhetin ushtarak në bazë të standardeve të NATOS

Kryeministri i Danimarkës ka bërë të ditur se ky vend do të shtojë buxhetin ushtarak për tu afruar më tepër standardeve të Aleancës Veri-Atlantike (NATO).

Agjencia Sputnik e lajmeve njoftoi se Lars Rasmusen, kryeministri i Danimarkës, të enjten në takim me Donald Trump, presidentin e Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi se buxheti ushtarak i Danimarkës do të shtohet në bazë të kërkesës së krerëve të NATO-s dhe të Amerikës. Sipas deklaratës së publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Rasmusen dhe Trump në këtë takim kanë biseduar në lidhje me rolin e NATO-s. Presidenti i Amerikës ka kërkuar nga kryeministri i Danimarkës që të zbatojë angazhimet e këtij vendi në lidhje me ndarjen e "% PBB-s së këtij vendi për shpenzime ushtarake.

Tags