Themelohet një "Guantanamo" i ri në Britani
(last modified Sat, 01 Apr 2017 05:12:14 GMT )
Prill 01, 2017 07:12 Europe/Tirane
  • Themelohet një

Qeveria e Britanisë do të themelojë një burg të ri duke emituar burgun ushtarak të Amerikës në Gjirin Guantanamo.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se aktivistët e shoqërisë civile duke paralajmëruar në lidhje me këtë çështjeje, kanë deklaruar se qeveria e Britanisë synon për herë të parë të krijojë një burg si Guantanamo dhe ta ndajë në mënyrë të veçantë vetëm për terroristë. Sipas gazetës "The Guardian", burgu "Frankland" në Durham do të ndahet vetëm për kriminelët e dyshuar për veprimtari terroriste me qëllim që të parandalohet ndikimi i tyre tek të burgosurit e tjerë. Ky vendim i qeverisë së Britanisë së Madhe është marrë pas sulmit të fundit terrorist në Londër. Stiv Xhilan nga shoqata kombëtare e rojave të burgjeve të Britanisë së Madhe, ka thënë se një veprim i tillë nuk do të ketë rezultat dhe vetëm do ta përkeqësojë situatën edhe më tepër. Vlen të theksohet se qeveria e ish-presidentit amerikan Xhorxh W. Baush pas sulmeve të 11 shtatorit themeloi burgun famëkeq Guantanamo për të mbajtur të dyshuarit për sulme terroriste. Më pas Senati i Amerikës në një raport të tij ka konfirmuar se në burgun Guantanamano kryen torturat më çnjerëzore.