Shtohen telashet, Flynn s’ka deklaruar të ardhurat “ruse”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48124-shtohen_telashet_flynn_s’ka_deklaruar_të_ardhurat_ruse
Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, Michael Flynn dështoi të deklaronte pagesat nga një rrjet televiziv rus dhe një tjetër firmë e lidhur me Rusinë në formën e deklarimit të të ardhurave të muajit shkurt.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 02, 2017 09:03 Europe/Tirane
  • Shtohen telashet, Flynn s’ka deklaruar të ardhurat “ruse”

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, Michael Flynn dështoi të deklaronte pagesat nga një rrjet televiziv rus dhe një tjetër firmë e lidhur me Rusinë në formën e deklarimit të të ardhurave të muajit shkurt.

Kjo, sipas dokumenteve të publikuara nga Shtëpia e Bardhë ditën e shtunë.Në formatin e deklarimit të të ardhurave, të firmosur nga Flynn më 31 mars, ish-zyrtari i Shtëpisë së Bardhë ka listuar angazhimet e dukshme tek entitetet ruse, përfshi këtu televizionin “RT” të financuar nga Kremlini dhe kompaninë ajrore “Volga-Dnepr”. Megjithatë, aty nuk thuhet sesa është paguar Flynn, por deklarimet e tij gjenden në një seksion të titulluar “burimet e kompensimit i tejkalojnë 5.000 dollarët në një vit”.Këto fjalime nuk janë përfshirë në formën e deklarimit të të ardhurave, që Flynn e ka nënshkruar elektronikisht më 11 shkurt, e që Shtëpia e Bardhë e publikoi vetëm të shtunën.Mosdeklarimi i këtyre të ardhurave me burime nga Rusia mund t’i shtojnë edhe më tej shqetësimet ligjore ndaj Flynnit. Gjenerali i dalë në pension, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen vetëm 24 ditë pas emërimit, ndodhet tashmë nën hetim për kontaktet e tij me zyrtarët rusë në një çështje edhe më të gjerë që po heton përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.