Tanket amerikane i janë afruar Moskës si kurrë më parë
Prill 02, 2017 18:54 Europe/Tirane
Raportet ruso-amerikane ka kohë që nuk janë të mira. Sipas analistëve, sot ato janë në pikën më kritike, që nga Lufta e Ftohtë.
Mediat dhe analistët rusë po alarmojnë për grumbullimin e trupave të NATO-s në Evropë, që duan të mbrojnë shtete aleate nga agresioni i mundshëm i Rusisë. Reporteri i RT-së, Muraa Gazijev, shkruan se tanket amerikane janë 700 kilometra larg nga Moska, distancë që kurrë më parë nuk ka qenë e arritshme për SHBA-të. Një tjetër, Alexander Hansen, thotë se po planifikohet sulmi perëndimor “si Napoleoni e Gjermania më parë”. “Paramendoni çfarë do të ndodhte nëse tanket ruse do të ishin 700 kilometra larg Washingtonit?”, shkruansajti Russia Insider.