Amerika ndërpret ndihmën financiare ndaj fondit të OKB për popullsi
Prill 04, 2017 03:29 Europe/Tirane
Qeveria amerikane ka ndërprerë ndihmën financiare për fondin e OKB për popullsi.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Departamenti Amerikan i Shtetit të hënën ka bërë të ditur se në kuadër të politikave të administratës së presidentit Donald Trump për reduktimin e kontributit të Amerikës për organizmat e OKB, Uashingtoni ka ndërprerë ndihmën financiare për fondin e OKB për popullsi (UNFPA). Sipas DASH, ky veprim erdhi pas vendimit të qeverisë amerikane për të shkurtuar buxhetin e këtij departamenti.
Tags