Këshilli i Evropës kritikon Turqinë për marrëveshjen e emigrantëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48356-këshilli_i_evropës_kritikon_turqinë_për_marrëveshjen_e_emigrantëve
Bashkimi Evropian është i vendosur që të respektojë marrëveshjen me Turqinë, për ndaljen e fluksit të emigrantëve brenda bllokut, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 05, 2017 09:12 Europe/Tirane
  • Këshilli i Evropës kritikon Turqinë për marrëveshjen e emigrantëve

Bashkimi Evropian është i vendosur që të respektojë marrëveshjen me Turqinë, për ndaljen e fluksit të emigrantëve brenda bllokut, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Tusk, i cili sot në Sofia u takua me presidentin bullgar, Rumen Radev, mirëpriti përpjekjet e Bullgarisë për të forcuar sigurinë në kufirin me Turqinë, me qëllim që të parandalojë emigrantët të hyjnë ilegalisht në shtet. Ai tha se Brukseli do t’i jap ndihmë financiare Bullgarisë, nëse situata përkeqësohet. “Ne jemi të vendosur t’i mbajmë të mbyllura rrugët ilegale të emigrantëve në këtë rajon”, tha Tusk. Marrëveshje BE-Turqi ka hyrë në fuqi në mars të 2016-ës, pas më shumë se 1 milion refugjatë dhe emigrantë nga Siria, Iraku dhe Afganistani arritën në Evropë më 2015, shumica prej të cilëve kaluan nga Turqia përmes ishujve grek.