Ndryshime të papritura të Trump në Këshillin e Sigurimit të SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48364-ndryshime_të_papritura_të_trump_në_këshillin_e_sigurimit_të_shba
Presidenti amerikan Donald Trump ka larguar këshilltarin e tij të hershëm Steve Bannon nga radhët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 05, 2017 14:50 Europe/Tirane
  • Ndryshime të papritura të Trump në Këshillin e Sigurimit të SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka larguar këshilltarin e tij të hershëm Steve Bannon nga radhët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Caktimi i tij në janar kishte ngritur frikën se Këshilli për shërbimet e inteligjencës mund të politizohej. Por një burim nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar për mediat amerikane se, lëvizja e Bannon nuk ishte një ulje në pozitë për të.  Burimi ka sqaruar se Bannon i ishte dhënë posti në NSC për të mbikëqyrur këshilltarin për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, që u shkarkua nga detyra në muajin shkurt. Këshilli i Sigurisë Kombëtare është grupi kryesor që këshillon presidentin e Shteteve të Bashkuara mbi sigurinë kombëtare dhe çështjet e jashtme. Kritikët e kanë etiketuar Bannon si një ekstremist të djathtë, i akuzuar për ksenofobi si një nacionalist i bardhë.