Trump: Marrëveshja bërthamore, marrëveshja më e keqe e mundshme
Prill 06, 2017 03:46 Europe/Tirane
Presidenti i Amerikës në vazhdim të politikave të tij armiqësore kundër Republikës Islamike të Iranit të mërkurën në një konferencë për shtyp të përbashkët me Abdullah i II-të, mbreti i Jordanisë, deklaroi se marrëveshja bërthamore është marrëveshja më e keqe që ka parë në jetën e tij. Në një kohë që Trump e kundërshton këtë marrëveshje, Bashkimi Evropian, Irani, Franca, Britania e Madhe, Kina, Gjermania dhe Rusia theksojnë në domosdoshmërinë e zbatimit të kësaj marrëveshje.
Shefja e politikës së jashtme të BE Federika Mogherini kohët e fundit deklaroi se marrëveshja bërthamore nuk është një marrëveshje dypalëshe, prandaj nuk mund të ndryshohet apo të anulohet.
Tags