Donald Trump synon mbrojtjen e interesit të sionistëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48528-donald_trump_synon_mbrojtjen_e_interesit_të_sionistëve
Zv/ministri i jashtëm i Sirisë ka thënë: Donald Trump, president i SHBA, njëjtë sikur presidentët e kaluar të këtij vendi, synon mbrojtjen e interesit ët regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 07, 2017 13:52 Europe/Tirane
  • Donald Trump synon mbrojtjen e interesit të sionistëve

Zv/ministri i jashtëm i Sirisë ka thënë: Donald Trump, president i SHBA, njëjtë sikur presidentët e kaluar të këtij vendi, synon mbrojtjen e interesit ët regjimit sionist.

Feisal Mekdad të premten në një intervistë me kanalin televiziv libanez Al Mejadin, ka thënë: Qeveria e Sirisë kërkon mbajtjen e një takimi të jashtëzakonshëm të KS të OKB për dënimin e agresionit amerikan kundër Sirisë dhe thekson se organizatat ndërkombëtare duhet të luajnë rolin e tyre për kthimin e paqes dhe të sigurisë në botë. Mekdad ka shtuar: Amerika është shërbyesi më i madh i grupit terrorist ISIS dhe Frontit Al Nusra, ndërsa ushtria e Sirisë dhe aleatët e saj po tregohen të suksesshëm në luftën kundër terrorizmit, por derisa do të vazhdojnë përpjekjet për të ndihmuar terroristët, kriza siriane nuk do të zgjidhet. Ai ka shtuar se perëndimorët e dinë mirë se Siria nuk posedon asnjë armë kimike.