Në Turqi protestohet kundër sulmit raketor të Amerikës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48608-në_turqi_protestohet_kundër_sulmit_raketor_të_amerikës_në_siri
Mijëra protestues turq në Stamboll dhe në Ankara, kryeqytet i Turqisë, kanë protestuar kundër sulmit raketor të Amerikës kundër Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 09, 2017 03:47 Europe/Tirane
  • Në Turqi protestohet kundër sulmit raketor të Amerikës në Siri

Mijëra protestues turq në Stamboll dhe në Ankara, kryeqytet i Turqisë, kanë protestuar kundër sulmit raketor të Amerikës kundër Sirisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, protestuesit të shtunën janë tubuar përballë ambasadës amerikane në Ankara duke kërkuar largimin e forcave amerikane nga Turqia dhe Siria. Utku Rejhan, sekretar i partisë nacionaliste patriotike të Turqisë i cili ishte organizator i kësaj proteste, përveç se ka kritikuar Uashingtonin për sulmin raketor kundër bazës ajrore të ushtrisë siriane, ka thënë se në çdo vend të LM ku Amerika është e pranishme, në atë vend ka dhunë, kaos dhe gjakderdhje. Rejhan ka thënë se kriza në Siri duhet të zgjidhet nëpërmjet rrugëve diplomatike e jo me veprime ushtarake. Po ashtu edhe në Stamboll mijëra qytetarë turq janë tubuar përballë konsullatës amerikane në këtë qytet, duke dënuar sulmin raketor të Amerikës në Siri.