Negociatori i lartë kinez viziton Korenë e Jugut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48662-negociatori_i_lartë_kinez_viziton_korenë_e_jugut
Një i dërguar i lartë kinez thuhet se ka në plan të vizitojë Korenë e Jugut për të diskutuar vendosjen e një sistemi të raketave amerikane në jug, për të cilën Pekini është kundër, si dhe programet bërthamore dhe raketore e Koresë së Veriut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 10, 2017 02:29 Europe/Tirane
  • Negociatori i lartë kinez viziton Korenë e Jugut

Një i dërguar i lartë kinez thuhet se ka në plan të vizitojë Korenë e Jugut për të diskutuar vendosjen e një sistemi të raketave amerikane në jug, për të cilën Pekini është kundër, si dhe programet bërthamore dhe raketore e Koresë së Veriut.

Wu Dawei, përfaqësuesi special i qeverisë kineze për çështjet e Gadishullit Korean do të arrijë për një vizitë pesë-ditore në Seul të hënën, sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap. Wu do të takohet me Përfaqësuesin Special të Koresë së Jugut për Çështjet e Sigurisë të Gadishullit Korean Kim Hong-Kyun. Zyrtari kinez pritet të shprehë kundërshtimin e Pekinit ndaj instalimit të sistemit të raketave amerikane THAAD në Korenë e Jugut.  Sistemi i raketave amerikane, (THAAD), është e pajisur me një sistem të fuqishëm të zbulimit të njohur si radar X Band, që ekspertët thonë se do të destabilizonte sigurinë rajonale dhe do të prishë bilancin aktual ushtarak të rajonit. Pekini zyrtar ka njoftuar në mënyrë të përsëritur kundërshtimin e tij ndaj vendosjes së sistemit raketor THAAD dhe u zotua për të mbrojtur interesat e veta të sigurisë. Por, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara thonë se qëllimi i vetëm i sistemit THAAD është mbrojtja ndaj kërcënimeve të mundshme raketore nga Koreja e Veriut.