Demokratët dhe republikanët kritikojnë sulmin amerikan në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48726-demokratët_dhe_republikanët_kritikojnë_sulmin_amerikan_në_siri
Disa senatorë demokratë dhe republikanë kritikuan vendimin e presidentit amerikan Donadl Rrump për të sulmuar Sirinë pa u koordinuar me Kongresin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 10, 2017 16:41 Europe/Tirane
  • Demokratët dhe republikanët kritikojnë sulmin amerikan në Siri

Disa senatorë demokratë dhe republikanë kritikuan vendimin e presidentit amerikan Donadl Rrump për të sulmuar Sirinë pa u koordinuar me Kongresin.

Gazeta Indipendent shkruan se senatori republikan Rand Paul ka deklaruar se në bazë të kushtetutës amerikane, çdo vendim i presidentit për sulm ushtarak duhet të autorizohet nga Kongresi dhe shtoi se ndërhyrjen e mëparshme të SHBA në rajonin e LM nuk e kanë bërë më të sigurt as Amerikën dhe as rajonin. Justin Amash, përfaqësues republikan i shtetit Meine, kritikoi vendimin e njëanshëm të presidentit amerikan për të sulmuar Sirinë dhe shtoi se sulmi raketor i SHBA kundër Sirisë praktikisht është hyrje në luftë me një shtet të huaj. Senatori demokrat i Vermontit Bernie Sanders duke reaguar ndaj sulmit raketor amerikan kundër Sirisë, tha se ky ishte një veprim i tmerrshëm dhe Amerika nuk mund të veprojë në mënyrë të njëanshme.