Tregu i skllavërisë në Libi
Emigrantët që nisën drejt Evropës, shiten si skllevër në tregjet e skllavërisë në Libi.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Organizata Ndërkombëtare për Emigracion e varur nga OKB, ka deklaruar se trafikantët e qenieve njerëzore e kanë shndërruar Libinë në një vend për veprimtarinë e tregjeve të skllevërve dhe emigrantët që nisën drejt Evropës, robërohen nga bandat trafikante dhe detyrohen të punojnë për ato banda. Para kësaj, disa emigrantë të shpëtuar, kanë zbuluar se trafikantët kanë kontaktuar familjet e këtyre emigrantëve dhe u kanë kërkuar atyre para. Deri më tani janë publikuar shumë raporte që tregojnë dhunën ndaj emigrantëve dhe marrjen e parave nga ata, mirëpo sipas Organizatës së Emigracionit, aktualisht gjatë procesi të ri dhe tepër shqetësues, në Libi janë aktivizuar tregjet e hapura të skllavërisë. Organizata Ndërkombëtare për Emigracion duke hetuar mbi disa kampet në të cilat po mbahen emigrantët si skllevër, ka deklaruar se kequshqyerja, abuzimi seksual si dhe vrasja, janë faktor që kërcënojnë seriozisht emigrantët. Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë për shkak të kaosit të brendshëm dhe për shkak të pranisë së grupeve terroriste në këtë vend, nuk mund të kontrollojë në mënyrë efikase kufijtë tokësor dhe detare të Libisë, prandaj brigjet e Libisë janë shndërruar në pikëfillim të rrugëtimit të mijëra emigrantëve dhe personave të shpërngulur drejtë vendeve evropiane.