Amerika hedh "nënën e të gjitha bombave" në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48934-amerika_hedh_nënën_e_të_gjitha_bombave_në_afganistan
Pas sulmit raketor në Siri dhe dërgimin e forcave detare në drejtim të Gadishullit Korean, tani ushtria e Amerikës për herë të parë ka përdorur bombën më të fuqishme jo bërthamore në botë duke e hedhur atë në Afganistan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 14, 2017 03:53 Europe/Tirane
  • Amerika hedh

Pas sulmit raketor në Siri dhe dërgimin e forcave detare në drejtim të Gadishullit Korean, tani ushtria e Amerikës për herë të parë ka përdorur bombën më të fuqishme jo bërthamore në botë duke e hedhur atë në Afganistan.

Ministria e Mbrojtjes së Amerikës ka deklaruar se bomba më e fuqishme jo bërthamore është përdorur në Afganistan. Bomba e llojit GBU-43B e njohur si "nëna e të gjitha bombave", posedon 11 ton TNT dhe është më shkatërruese nga çdo lloj bombe tjetër në botë. Kjo bombë është testuar në vitin 2003, mirëpo kurrë nuk është përdorur në operacionet ushtarake të ushtrisë së Amerikës, as gjatë luftës kundër Irakut. Sipas Pentagonit, të enjten më 13 prill, për herë të parë është përdorur "nëna e bombave" gjatë sulmit kundër pozicioneve të forcave të ISIS në rrethinën e qytetit Açin në provincën Nangarhar të Afganistanit. Thuhet se kjo bombë gjigante, ka shkatërruar tunelet e krijuara nga terroristët e ISIS. Megjithëkëtë, veprimet e terroristëve të ISIS në Afganistan dhe vendstrehimet e tyre në këtë vend, nuk janë një nivel të përshtatshëm me hedhjen e kësaj bombe 11 tonesh, edhe atë për herë të parë në një operacion luftarak. Prandaj përdorimi i "nënës së bombave" në Afganistan mund të konsiderohet një shenjë tjetër e manifestimit të fuqisë së Amerikës për të frikësuar botën. Në kohën kur jeta e qeverisë së Donald Trump, presidentit amerikan, nuk ka arritur akoma 100 ditë, ushtria e Amerikës në mënyrë gati të paparë në fronte të ndryshme po manifesto fuqinë e saj. Në Siri, Donald Trump me pretekst të sulmeve kimike në rajonin Khan Shejkhun, me 59 raketa ka sulmuar bazën më të madhe ajrore të këtij vendi. Ky veprim agresiv u përball me protestë të ashpër të Rusisë deri në atë masë saqë sipas Dimitry Medvedev, kryeministri i Rusisë, të dy vendet ndodhen në një inç të luftës. Me vizitën e Rex Tillerson, sekretarit amerikan të shtetit, në Moskë dhe me takimit të tij me funksionarët e lartë të Rusisë, nuk është reduktuar mosbesimi i thellë mes të dy vendeve. Megjithë vizitën e Tillerson në Moskë, Rusia ka përdorë të drejtën e vetos ndaj rezolutës së propozuar nga Amerika, Britania e Madhe dhe Franca kundër Sirisë në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe disa orë më pas amerikanët me pretekst të luftës kundër ISIS në Afganistan, kanë përdorur bombën më të madhe të tyre duke e hedhur atë në Afganistan. Ky veprim i Amerikanëve mund konsiderohet një mesazh i qartë për Rusinë në mënyrë të që heqë dorë nga mbështetja ndaj qeverisë së Damaskut. Njëkohësisht me zhvillimet dinamike në Azinë Perëndimore, amerikanët kanë shtuar edhe sulmet e tyre me anë të deklaratave kundër Koresë Veriore në Azinë Lindore. Amerikanët kanë akuzuar Korenë Veriore për veprime provokuese nëpërmjet kryerjes së testimeve bërthamore dhe raketore, ndërsa për ta treguar vullnetin e tyre serioz përball Penianit, kanë dërguar një grup të ri të anijeve luftarake duke përfshirë edhe një aeroplanmbajtëse të shoqëruar nga disa anije luftarake në drejtim të Gadishullit Korean. Donald Trump gjithashtu në një deklaratë kërcënuese, ka thënë: "Nëse autoritetet e Kinës nuk ushtrojnë presion mbi qeverinë e Penianit për të hequr dorë nga programi bërthamor dhe raketor, Uashingtoni do ta zgjidhë vetë problemin e Koresë Veriore. Sidoqoftë, përdorimi i bombës më të fuqishme jo bërthamore të botës nga amerikanët në Afganistan, një vend në kufi me Kinën, mund të jetë edhe një mesazh për autoritetet e Pekinit në mënyrë që të ushtrojnë presion ndaj Koresë Veriore. Në javët e fundit, Amerika në mënyrë më të hapur dhe pa asnjë formalitet diplomatik, por përdorë mjetet e saj ushtarake për të frikësuar dhe kërcënuar të tjerët. Trump ashtu siç ka deklaruar shumë herë gjatë fushatës elektorale, synon ta bëjë Amerikën përsëri të "Madhërishme". Ai për të arritur në këtë qëllim, Trump duke përfaqësuar krahun luftënxitës dhe që kërkon superioritet në Amerikë, nuk do të kursej kurrfarë veprimi ushtarak si sulmi raketor në Siri, dërgimi i anijeve luftarake në drejtim të Gadishullit Korean dhe hedhjen e "nënës së bombave" në Afganistan, veprime këto të cilat mund të ndezin luftëra shumë shkatërruese në botë.