Kina frikësohet nga një përplasje Kore-SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48972-kina_frikësohet_nga_një_përplasje_kore_shba
Kina ka paralajmëruar këtë të premte se një konflikt i mundshëm mund të nisë nga momenti në moment, teksa tensionet mbi aktivitetet e ndaluara të Koresë së Veriut janë rritur së tepërmi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 14, 2017 14:54 Europe/Tirane
  • Kina frikësohet nga një përplasje Kore-SHBA

Kina ka paralajmëruar këtë të premte se një konflikt i mundshëm mund të nisë nga momenti në moment, teksa tensionet mbi aktivitetet e ndaluara të Koresë së Veriut janë rritur së tepërmi.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi tha se, nëse do të ketë luftë, me siguri nuk do të ketë të fituar. Kina, mbështetëse e Koresë Veriore, i druhet faktit se një konflikt i mundshëm mund të shkaktojë rënien e regjimit në Kore dhe probleme në kufirin mes dy vendeve. “Mendoj se shumëkush mund të ketë ndjenjën se konflikti mund të shpërthejë nga momenti në moment. Mendoj se të gjitha palët duhet të jenë tejet vigjilente në lidhje me këtë situatë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen nga provokimi apo kërcënimi i njëri-tjetrit, qoftë me fjalë apo me veprime, e të mos lejojnë që situata të shkojë në një fazë të pakthyeshme dhe të pamenaxhueshme”, tha ministri Wang. Duke shtuar edhe më shumë shqetësimin e Kinës, presidenti Donald Trump tha të enjten se “do të kujdesemi për problemin e Koresë së Veriut”. “Nëse Kina vendos të ndihmojë, kjo do të ishte diçka e madhe. Nëse jo, ne do ta zgjidhim problemin pa ata!”, shkroi Trump.