Qindra trupa u bashkohen manovrave ushtarake të NATO-s në Letoni
(last modified Tue, 18 Apr 2017 18:22:49 GMT )
Prill 18, 2017 20:22 Europe/Tirane
  • Qindra trupa u bashkohen manovrave ushtarake të NATO-s në Letoni

Aleanca ushtarake e NATO-s ka nisur manovrat detare vjetore në Letoni, me pjesëmarrjen e qindra trupave nga 11 shtetet anëtare të kësaj aleance plus Suedia.

Ministria e Mbrojtjes e Letonisë njoftoi të hënën për fillimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, të quajtura “Mburoja verore” në rajonin Adazi, vetëm pak larg nga  kryeqyteti i Letonisë Riga. Më shumë se 1,200 ushtarakë nga Letonia, Lituania, Estonia, SHBA, Kanadaja, Britania e Madhe, Luksemburgu, Bullgaria, Rumania, Sllovakia, Gjermania dhe Suedia janë duke marrë pjesë në këto manovra, që do të zgjasin deri më 30 prill. "Trupat këtë vit do të angazhohen në një gamë të gjerë të aktiviteteve, duke përfshirë mbështetjen e artilerisë, mbledhjen e informatave, inxhinieri, mbrojtje ajrore, mbrojtja përmes anti-tankeve dhe përdorimi i masave kundër armëve të shkatërrimit në masë", thuhet në deklaratën e Ministrisë letoneze të mbrojtjes. Manovrat e koduara “Mburoja verore” mbahen çdo vit në Letoni që nga viti 2004, viti kur shteti baltik u bashkua me Aleancën e NATO-s. Anëtarët e tjerë kanë marrë pjesë në këto manovra që nga viti 2014, kur marrëdhëniet mes Rusisë dhe vendeve perëndimore ishin përkeqësuar gjatë krizës në Ukrainë. Aleanca ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë ka dërguar trupa dhe pajisje të rënda në tre shtetet e Baltikut - Estoni, Lituani dhe Letoni - si dhe Poloni, pavarësisht kritikave nga Rusia.

 

Tags