Trump kërkon rishikimin e marrëveshjes bërthamore
Presidenti i Amerikës ka kërkuar rishikimin e marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit dhe Grupit 5+1.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, deklaroi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, ka emëruar komisionin e sigurisë kombëtare të Amerikës për rishikimin e marrëveshjes bërthamore. Sipas këtij burimi, presidenti amerikan ka kërkuar nga komisioni për siguri kombëtare i Amerikës që në kuadër të rishikimit të marrëveshjes bërthamore, ta shqyrtojë këtë çështje se a ishte në interes të Uashingtonit vendimi i ish-presidentit Barak Obama për heqjen e sanksioneve kundër Republikës Islamike të Iranit apo nuk ishte. Sekretari amerikan i shtetit gjithashtu ka pohuar se Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi: "Por natyrisht Irani mbështet terrorizmin!"