Pamundësia e Trump në realizimin e premtimeve të tij
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49368-pamundësia_e_trump_në_realizimin_e_premtimeve_të_tij
Një gazetë amerikane në një raport të saj ka shkruar se presidenti i SHBA është treguar i pamundur në realizimin e premtimeve të tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 20, 2017 15:57 Europe/Tirane
  • Pamundësia e Trump në realizimin e premtimeve të tij

Një gazetë amerikane në një raport të saj ka shkruar se presidenti i SHBA është treguar i pamundur në realizimin e premtimeve të tij.

Gazeta amerikane Huftington Post, të enjten në një raport të saj me titull “100 ditët e realizimit të premtimeve të Trump”, shkruan se Donald Trump, president i SHBA është treguar i pamundur në realizimin e premtimeve të tij. Në këtë raport thuhet se Donald Trump nuk është treguar i suksesshëm në pretendimet e tij ndaj emigrantëve, në ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën, reformat financiare, çështjen e shumë përfolur Obamacare, në përmirësimin e marrëveshjeve  tregtare, ndalimin e hyrjes së myslimanëve ne SHBA, të gjitha këto ishin premtime të tij gjatë fushatës presidenciale. Paul Ryan, kryetar i Dhomës Përfaqësuese, u detyrua të rikthej planin shëndetësor të Donald Trump, sepse ky plan i ndërpriste sigurimet 24 milionë amerikanëve.