Vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Venezuelë
Prill 25, 2017 15:24 Europe/Tirane
Numri i të vdekurve nga protestat në Venezuelë ka arritur në 24 persona.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, opozita ka vazhduar protestat në Venezuelë, duke bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit Caracas. Forcat speciale të policisë kanë sulmuar me gaz lotsjellës dhe plumba gome protestuesit opozitarë. Sipas këtij raporti, në protestat e ditës së hënë janë vrarë 3 protestues dhe shumë të tjerë janë plagosur. Protestuesit anti-qeveritar kërkojnë rrëzimin e Nikolas Msduro, presidentit të zgjedhur të Venezuelës.
Tags