Trump dënon mohimin e holokaustit dhe antisemitizmit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49712-trump_dënon_mohimin_e_holokaustit_dhe_antisemitizmit
Presidenti i SH.B.A.-së Donald Trump u zotua të martën të përballet me antisemitizmin dhe urrejtjen kur foli në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit në një ceremoni në Kongres.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 26, 2017 04:27 Europe/Tirane
  • Trump dënon mohimin e holokaustit dhe antisemitizmit

Presidenti i SH.B.A.-së Donald Trump u zotua të martën të përballet me antisemitizmin dhe urrejtjen kur foli në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit në një ceremoni në Kongres.

"Ne do të largojmë paragjykimet, do të dënojmë urrejtjen, dhe do të veprojmë", tha Trump. "Si president i Shteteve të Bashkuara unë gjithmonë do të qëndroj me popullin hebre dhe do të qëndroj gjithmonë me partnerin dhe mikun tonë të madh, Izraelin". Trump tha se ata që mohojnë Holokaustin janë bashkëpunëtorë për këtë të keqe të tmerrshme dhe ne nuk do të jemi kurrë të heshtur përballë së keqes". Presidenti Trump e quajti asgjësimin e gjashtë milionë hebrenjve nga Adolf Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore si "orën më të errët të historisë" dhe dënoi ata që mohojnë Holokaustin. Trump pretendoi: "Mohimi i Holokaustit është vetëm një nga format e shumta të antisemitizmit të rrezikshëm që vazhdon në mbarë botën". "Ne kemi parë antisemitizëm në kampuset universitare, në sheshe publike dhe në kërcënimet ndaj qytetarëve hebrenj. Edhe më keq, antisemitizmi është shfaqur në mënyrën më të keqe kur terroristët sulmojnë komunitetet hebraike ose kur agresorët kërcënojnë Izraelin me shkatërrim total dhe të plotë. Ky është zotimi im për ju - ne do të përballemi me antisemitizmin ".