Prezantohet aeroplanmbajtësja e parë e prodhimit kinez
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49734-prezantohet_aeroplanmbajtësja_e_parë_e_prodhimit_kinez
Kina ka lëshuar në ujërat e saj aeroplanmbajtësen e parë që është prodhuar brenda Kinës, duke zgjeruar flotën e saj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 26, 2017 13:13 Europe/Tirane
  • Prezantohet aeroplanmbajtësja e parë e prodhimit kinez

Kina ka lëshuar në ujërat e saj aeroplanmbajtësen e parë që është prodhuar brenda Kinës, duke zgjeruar flotën e saj.

Aeroplanmbajtësja e re, emri i së cilës ende nuk është zbuluar është zbuluar, është transportuar nga toka në ujë në pjesën verilindore të Kinës. Kjo anije është shumë më e madhe se Liaoning, aeroplanmbajtësja e parë kineze e cila ishte prodhuar nga Bashkimi Sovjetik. “Krenaria” e re kineze peshon plot 70 mijë ton, është e gjatë 315 metra dhe e gjerë 75 metra. Megjithatë, kjo aeroplanmbajtëse nuk pritet të futet në funksion të plotë deri në vitin 2020, pasi duhet të instalohen të gjitha pajisjet e nevojshme. Aeroplanmbajtësja kineze ka hapësirë të mjaftueshme për fluturime dhe aterrime të dhjetëra aeroplanëve luftarakë. Ndërkaq hangarët e ndërtuar në thellësi të anijes mund të “strehojnë” nga 28 deri në 36 aeroplanë.