Trump përsërit qëndrimet, marrëveshja bërthamore me Iranin, shumë e keqe!
Presidenti i Amerikës ka përsëritur qëndrimet e tij të mëparshme rreth marrëveshjes bërthamore dhe e përshkroi atë si një marrëveshje të keqe.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, të shtunën me rastin e 100 ditëve të qeverisjes së tij në krye të Amerikës, marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1 e vlerësoi negativisht për ekonominë e Amerikës. Presidenti i Amerikës në lidhje me këtë tha se respektimi i marrëveshjes bërthamore do të dëmtojë interesat e Amerikës dhe pretendoi se do të ndërpresë çdo marrëveshjeje e cila dëmton interesat e Amerikës. Presidenti i Amerikës më par gjithashtu ka kritikuar marrëveshjen bërthamore Iran-Grupi 5+1 dhe ka deklaruar se kjo marrëveshje do të rishqyrtohet. Kjo është në kohën kur Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera pjesëmarrëse në negociatat bërthamore Iran-Grupi 5+1, kanë theksuar zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Vlen të theksohet se Irani dhe Grupi 5+1 më 14 qershor të vitit 2015 kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore e cila ka filluar të zbatohet nga 16 janari i vitit 2016.