Trump: Kim Jong-un është një i ri inteligjent
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49986-trump_kim_jong_un_është_një_i_ri_inteligjent
Presidenti i SHBA Donald Trump ka marrë kritika duke lavdëruar liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un si "një djalë mjaft të zgjuar", pasi Uashingtoni dhe Pheniani janë pozicionuar për një konfrontim të mundshëm ushtarak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 30, 2017 16:15 Europe/Tirane
  • Trump: Kim Jong-un është një i ri inteligjent

Presidenti i SHBA Donald Trump ka marrë kritika duke lavdëruar liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un si "një djalë mjaft të zgjuar", pasi Uashingtoni dhe Pheniani janë pozicionuar për një konfrontim të mundshëm ushtarak.

Duke folur për CBS News në një intervistë që u transmetua të dielën, Trump tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk duhej nënvlerësuar. "Mund t'ju them këtë dhe shumë njerëz nuk më pëlqejnë kur e them, por ai ishte një djalë i ri  26 ose 27 vjeç kur mori pushtetin nga babai i tij, kur i ati vdiq. Ai kishte të bënte me njerëz shumë të ashpër e të etur për pushtet, në veçanti xhaxhai i tij dhe gjeneralët e ushtrisë "-tha Trump. "Dhe në një moshë shumë të re, ai ishte në gjendje të merrte pushtetin," vazhdoi Trump. Trump tha në intervistën e tij se do të irritohej nëse Pheniani kryen një test tjetër bërthamor. Ai gjithashtu fajësoi administratat e mëparshme të ish presidentëve Barak Obama, Xhorxh W. Bush dhe Bill Klinton, për situatën aktuale duke thënë se ata duhet të kishin "më shumë kujdes" për çështjen e Koresë së Veriut. Deklaratat e Trump shkaktuan kritika nga Susan Rice, një ish-këshilltare e sigurisë kombëtare në administratën e Obamës, e cila tha të dielën se "mesazhet e tij të përziera" mbi politikën e jashtme ishin konfuze për aleatët e SHBA.