Renzi rikthehet në skenën politike italiane
May 01, 2017 03:23 Europe/Tirane
Ish kryeministri i Italisë Matteo Renzi u rizgjodh kryetar i Partisë Demokratike që është aktualisht në pushtet.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se në zgjedhjet brenda PD, Matteo Renzi fitoi 70 % të votave të anëtarëve të kësaj partie duke fituar me epërsi të madhe ndaj rivalëve Andrea Orlando dhe Michele Emiliano. Pas humbjes në referendumin për ndryshimet kushtetuese në Itali, në fund të muajit Shkurt 2017, Matteo Renzi dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD. Disa nga anëtarët e partisë së Renzit e kanë akuzuar atë për nxitje të përçarjes dhe për prirje nga rryma djathtiste
Tags