Amerika do të pësojë disfatë nëse sulmon Korenë Veriore
Kryetari i Partisë Liberal-Demokrate të Rusisë deklaroi se Amerika do të pësojë një disfatë të rëndë nëse sulmon Korenë e Veriut.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Vladimir Zhirinovski, kryetar i Partisë Liberal-Demokrate të Rusisë, duke folur sot para funksionarëve dhe përkrahësve të kësaj partie me rastin e Ditës së Punëtorëve, tha: “Amerika ka frikë nga Koreja e Veriut dhe e di mirë se nëse e sulmon këtë vend, do të pësojë një disfatë të rëndë, ndërsa bazat e saj në Korenë Jugore dhe në Japoni do të shkatërrohen”. Zhirinovski i quajti “të kota” dhe “jo efikase” kërcënimet dhe demonstrimin e forcës së SHBA-ve ndaj Phenianit dhe shtoi se këto kërcënime nuk frikësojnë askënd e aq më pak Korenë Veriore.