Bombarduesit strategjikë amerikanë mbi qiellin e Koresë Veriore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50186-bombarduesit_strategjikë_amerikanë_mbi_qiellin_e_koresë_veriore
Aktivitetet e Shteteve të Bashkuara në afërsi të Gadishullit Korean, domethënë fluturimet e përbashkëta bombarduese strategjike amerikane me forcat e Koresë së Jugut dhe ato japoneze, mund të bëjnë që dy Koretë të përfundojnë në një luftë bërthamore, tha agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 03, 2017 16:40 Europe/Tirane
  • Bombarduesit strategjikë amerikanë mbi qiellin e Koresë Veriore

Aktivitetet e Shteteve të Bashkuara në afërsi të Gadishullit Korean, domethënë fluturimet e përbashkëta bombarduese strategjike amerikane me forcat e Koresë së Jugut dhe ato japoneze, mund të bëjnë që dy Koretë të përfundojnë në një luftë bërthamore, tha agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA.

Sipas Phenianit, forcat amerikane faktikisht po aktivizojnë “një bombë bërthamore, duke realizuar stërvitje kundër objekteve të mëdha” në territorin e saj. “Provokimi i pamatur ushtarak po e shtyn situatën në Gadishullin Korean më afër pragut të luftës bërthamore”, shkroi KCNA. Seuli mbrojti stërvitjet, duke thënë se ato zhvillohen për të parandaluar provokimet nga Veriu, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut Moon Sang-gyun. Fluturimi i dy sulmuesve supersonik B-1B ndodhi të hënën, në të njëjtën ditë kur Trump tha se do të ishte gati të takohej me Kim Jong-un. “Nëse do të ishte e përshtatshme për mua që të takohem me të, do të isha absolutisht i nderuar të bëja atë”, tha Trump për Bloomberg News. Tensionet janë përshkallëzuar gjatë javëve të fundit, ndërsa Trump tha të enjten e shkuar se ishte i mundur “një konflikt i madh, i madh” me Korenë e Veriut dhe paralajmëroi Kinën se situata në gadishull mund të dilte jashtë kontrollit.