Ndalesa e parë e Trump në Izrael dhe në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50262-ndalesa_e_parë_e_trump_në_izrael_dhe_në_arabinë_saudite
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Donald Trump, president i SHBA, në fund të këtij muaji në udhëtimin e tij të parë të jashtëm do t’a vizitojë Izraelin dhe Arabinë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 04, 2017 15:52 Europe/Tirane
  • Ndalesa e parë e Trump në Izrael dhe në Arabinë Saudite

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Donald Trump, president i SHBA, në fund të këtij muaji në udhëtimin e tij të parë të jashtëm do t’a vizitojë Izraelin dhe Arabinë Saudite.

Sipas analistëve politikë, zakonisht udhëtimi i parë i një presidenti amerikan jashtë vendit dëshmon prioritetet e qeverisë amerikane dhe nuk është për t’u habitur që Trump vizitën e tij të parë do t’a zhvillojë në Izrael, vend në të cilin janë shtuar përleshjet midis izraelitëve dhe palestinezëve që kur Trump ka ardhur në krye të SHBA. Një zyrtar i lartë i SHBA ka bërë të ditur se Trump gjatë turneut të tij të parë jashtë vendit do ta vizitojë edhe Arabinë Saudite, ku sipas tij qëllim i vizitës së Trump në Arabinë Saudite është përpjekja për çrrënjosjen e ekstremizmit dhe izolimin e Iranit.