Ndalesa e parë e Trump në Izrael dhe në Arabinë Saudite
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Donald Trump, president i SHBA, në fund të këtij muaji në udhëtimin e tij të parë të jashtëm do t’a vizitojë Izraelin dhe Arabinë Saudite.
Sipas analistëve politikë, zakonisht udhëtimi i parë i një presidenti amerikan jashtë vendit dëshmon prioritetet e qeverisë amerikane dhe nuk është për t’u habitur që Trump vizitën e tij të parë do t’a zhvillojë në Izrael, vend në të cilin janë shtuar përleshjet midis izraelitëve dhe palestinezëve që kur Trump ka ardhur në krye të SHBA. Një zyrtar i lartë i SHBA ka bërë të ditur se Trump gjatë turneut të tij të parë jashtë vendit do ta vizitojë edhe Arabinë Saudite, ku sipas tij qëllim i vizitës së Trump në Arabinë Saudite është përpjekja për çrrënjosjen e ekstremizmit dhe izolimin e Iranit.