Mjekët Pa Kufi kritikon neglizhencës e Europës ndaj vdekjes së emigrantëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50328-mjekët_pa_kufi_kritikon_neglizhencës_e_europës_ndaj_vdekjes_së_emigrantëve
Organizata Mjekët Pa Kufi i cilësoi të dështuara politikat e BE për zgjidhjen e krizës së emigrantëve dhe kritikoi neglizhencën e Europës ndaj vdekjes së një numri të madh të emigrantëve në Detin Mesdhe.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 06, 2017 07:05 Europe/Tirane
  • Mjekët Pa Kufi kritikon neglizhencës e Europës ndaj vdekjes së emigrantëve

Organizata Mjekët Pa Kufi i cilësoi të dështuara politikat e BE për zgjidhjen e krizës së emigrantëve dhe kritikoi neglizhencën e Europës ndaj vdekjes së një numri të madh të emigrantëve në Detin Mesdhe.

Lorice De Filipo, drejtor i organizatës Mjekët Pa Kufi, duke folur gjatë një konference në Romë deklaroi se gjatë dy viteve të fundit, vendet e BE nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim efikas për gjetjen dhe shpëtimin e emigrantëve në Mesdhe. Marco Bertoto, një tjetër drejtues i organizatës Mjekët Pa Kufi deklaroi se politikat çnjerëzore, të gabuara dhe joefikase të BE janë bërë shkak për mbytjen e mijëra emigrantëve në Detin Mesdhe. Sipas Organizatës Botërore të Emigracionit, që prej fillimit të vitit 2017, në Mesdhe janë mbytur mbi 1200 emigrantë.