Amerika humb primatin në botë, Evropa e gatshme për t’a zëvendësuar
(last modified Sat, 06 May 2017 16:12:12 GMT )
May 06, 2017 18:12 Europe/Tirane
  • Amerika humb primatin në botë, Evropa e gatshme për t’a zëvendësuar

Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini kritikoi politikën e jashtme të “paparashikueshme” të presidentit amerikan Donald Trump dhe tha se BE-ja është bërë partneri më i rëndësishëm ndërkombëtar i Rusisë, Indisë dhe Kinës.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse politika e tillë e Trump i ka dhënë asaj përparësi në raport me “mos stabilitetin” veri-korean, Mogherini tha se ndonjëherë duhet të “luani” sikur të jeni të paparashikueshëm, transmeton Russia Today. "Njerëzit duan të punojnë me Bashkimin Evropian, jo sepse ata gjithmonë na pëlqejnë ... Por në këtë dinamikë gjeopolitike, duke qenë të parashikueshëm, të besueshëm dhe të fortë është një vlerë e shtuar që duhet t’a përdorim", vuri në dukje shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini. Ajo argumentoi se Evropa mund të "zinte hapësira" duke u liruar nga Shtetet e Bashkuara sidomos kur tensionet po rriten mbi tregtinë, imigracionin dhe financimin e NATO-s. E pyetur nëse "paparashikueshmëria" e presidentit Donald Trump e ka vënë SHBA-në në një pozitë të favorshme në trajtimin e çështjeve si Koreja e Veriut, Mogherini tha se nuk është qasje e BE. "Ndonjëherë mund të luash me paparashikueshmëri dhe parashikueshmëri që mund të befasojë ... por ndonjëherë edhe ju mund të trembeni. Dhe nganjëherë është tepër vonë për t’a rregulluar atë. Mënyra evropiane nuk është ajo e lojës", theksoi Mogherini. Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me sulmin e raketave amerikane në Siri muajin e kaluar si dhe vendosjen e personelit dhe pajisjeve ushtarake në Gadishullin Korean, Mogherini tha: "Nuk ka një kërcënim të vetëm të sigurisë në botën tonë që do të thotë se mund të ballafaqohet vetëm me ushtrinë". BE është frustruar me politikën e jashtme të presidentit Donald Trump duke përfshirë mbështetjen e tij për vendimin e Britanisë për të lënë bllokun.

 

Tags