Vajza e Mohamed Ali kritikon Trumpin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50558-vajza_e_mohamed_ali_kritikon_trumpin
Vajza e boksierit legjendar Mohamed Ali ka deklaruar se Donald Trump e ka kthyer vendin 100 vjet mbrapa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 09, 2017 15:48 Europe/Tirane
  • Vajza e Mohamed Ali kritikon Trumpin

Vajza e boksierit legjendar Mohamed Ali ka deklaruar se Donald Trump e ka kthyer vendin 100 vjet mbrapa.

Rashde Ali, vajza e Mohamed Ali, në një intervistë me gazetën britanike Indipendent, duke folur rreth disa keqkuptimeve rreth Islamit dhe myslimanëve, ka thënë: Feja jonë është fe e paqes dhe babai im kurrë nuk hoqi dorë nga kjo fe. Rashde Ali ka thënë se çdoherë kur ka ndodhur ndonjë sulm terrorist, babi i saj ka thënë se ai sulm nuk ka asgjë të përbashkët me Islamin. Ajo ka shtuat se shumica e njerëzve nuk hulumtojnë dhe studiojnë dhe për këtë arsye mbështeten vetëm në gënjeshtrat e publikuara në internet, ku shumë media synojnë përdhosjen e fesë islame.