Comey e quan Trumpin “të çmendur”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50674-comey_e_quan_trumpin_të_çmendur
Drejtori i shkarkuar i FBI-së, James Comey, sipas një raporti të muajit mars, thuhet t’a ketë thënë se Presidenti i SHBA, Donald Trump është "jashtë sferës së zakonshme", madje edhe  "i çmendur".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 11, 2017 14:00 Europe/Tirane
  • Comey e quan Trumpin “të çmendur”

Drejtori i shkarkuar i FBI-së, James Comey, sipas një raporti të muajit mars, thuhet t’a ketë thënë se Presidenti i SHBA, Donald Trump është "jashtë sferës së zakonshme", madje edhe  "i çmendur".

Comey bëri këto komente në mars, pasi Trump sugjeroi që ish-Presidenti Barak Obama kishte spiunuar ndaj tij, sipas një raporti të botuar nga The New York Times të mërkurën. Trump ishte i zemëruar kur Comey hodhi poshtë publikisht më 20 mars pretendimet e tij se ai ishte përgjuar nga Obama gjatë fushatës së 2016 përpara Komitetit të Inteligjencës të Dhomës. Comey i tha komitetit se agjencia e tij nuk kishte "asnjë informacion" për të mbështetur pretendimet e Trump. Ai madje kërkoi nga administrata Trump të tërhiqte pretendimin se Obama kishte urdhëruar një mbikëqyrje të paligjshme të ‘Trump Toëer’ para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. James Comey, shefi i shkarkuar i FBI, lajmin e shkarkimit të tij nga ana e presidentit të Amerikës e dëgjon gjatë një mbledhje pune nëpërmjet televizionit dhe mendon se po talleshin me atë. Gazeta "Neë York Times" të martën në një raport të saj ka publikuar disa detaje në lidhje me shkarkimin e papritur të James Comey, shefit të FBI, nga Donald Trump, presidenti i Amerikës. Kjo gazetë ka shkruar se James Comey nuk ishte informuar drejtpërdrejtë në lidhje me këtë vendim të Shtëpisë së Bardhë. Sipas kësaj gazete, James Comey ishte në një mbledhje pune me punonjësit e FBI në qytetin Los Angeles ku mbante një fjalim, por papritur e shikon lajmin e shpejt në kanalin televiziv i cili njofton se shefi i FBI u shkarkua nga detyre. Ai me këtë rast kishte bërë një të qeshur dhe kishte thënë: "Mendoj se ishte një shaka e mirë!". Mirëpo disa minuta më pas, asistentët e tij e thirrin atë jashtë sallës dhe i thonë atij se Donald Trump të ka shkarkuar nga detyra. Sipas "New York Times", ai deri në këtë çast në asnjë mënyrë nuk ishte informuar për këtë vendim. James Comey katër vite më par ishte emëruar në këtë post nga ish-presidenti Barak Obama dhe atij i kanë mbetur akoma edhe 6 vite për ta përfunduar mandatin e tij në këtë detyrë.