‘Aleatët të anohen kah Ankaraja, jo kah organizatat terroriste’
(last modified Thu, 11 May 2017 17:56:54 GMT )
May 11, 2017 19:56 Europe/Tirane
  • ‘Aleatët të anohen kah Ankaraja, jo kah organizatat terroriste’

Kryeministri i Turqisë, Benali Jilidirim, shfaqi shpresën se SHBA do të tërheqë vendimin për të armatosur forcat kurde që luftojnë grupin militant ISIS në Siri

 “Shpresoj shumë se ky gabim Ai tha se dëshiron të besojë se aleatët e Turqisë anohen kah Ankaraja dhe jo kah “organizatat terroriste”. Ai u zotua se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do t’i ngrejë “shqetësimet e Turqisë për këtë çështje” në takim me presidentin amerikan, Donald Trump, më 16 maj në Uashington. Komentet u bënë pasi Pentagoni tha se presidenti Trump ka dhënë autorizimin e tij për të armatosur grupin kurd “Njësia për Mbrojtjen e Popullit”, i cili lufton militantët e ISIS në Siri. Turqia e konsideron Njësinë për Mbrojtjen e Popullit grup terrorist, që, siç thotë, ka lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. Kjo e fundit, me dekada të tëra, ka luftuar kundër forcave turke për autonomi më të madhe të kurdëve brenda Turqisë.

 

Tags