Rusia intercepton një avion spiun amerikan në Detin e Zi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50750-rusia_intercepton_një_avion_spiun_amerikan_në_detin_e_zi
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se një avion Su-30 ka interceptuar një aeroplan spiun amerikan mbi Detin e Zi, ndërsa po i afrohej kufirit rus.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 12, 2017 21:08 Europe/Tirane
  • Rusia intercepton një avion spiun amerikan në Detin e Zi

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se një avion Su-30 ka interceptuar një aeroplan spiun amerikan mbi Detin e Zi, ndërsa po i afrohej kufirit rus.

Incidenti ndodhi rreth orës 09.00 GMT më 9 maj, në përvjetorin e Ditës së Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, e cila shënon kapitullimin e Gjermanisë naziste përballë Bashkimit Sovjetik më 1945, tha ministria të premten. "Pasi iu afrua një avioni në një distancë të sigurt, piloti rus vizualisht identifikoi objektin fluturues si një aeroplan spiun amerikan P-8A Poseidon", deklaroi ministria ruse e mbrojtjes. Kjo ministri tha se radarët rusë zbuluan një objektiv ajror mbi ujërat neutrale të Detit të Zi, duke shtuar se piloti rus "përshëndeti" pilotët amerikanë me një manovër të veçantë, duke bërë që aeroplani spiun të ndryshonte rrugën e tij larg kufirit rus. Sipas ministrisë së mbrojtjes, avioni luftarak Su-30 më vonë u kthye në bazën e sigurisë në mënyrë të sigurt. Më parë, kanali NBC raportoi se një avion rus Su-27 kishte fluturuar  në një distancë shtatë metra  nga një aeroplan amerikan mbi ujërat neutrale të Detit të Zi. Incidenti vjen rreth një javë pasi Shtetet e Bashkuara kanë interceptuar avionë bombardues rusë ndërkohë që po kryenin fluturime rutinë pranë Alaskës, duke e përshkruar incidentin si "jo problematik".