Trump kërcënon Comey
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50760-trump_kërcënon_comey
Pas shkarkimit nga detyra, për ish-shefin e FBI-së vjen një paralajmërim: Donald Trump u tregua mjaft i qartë në mesazhin e tij në “Twitter”, ku shprehej hapur kundër rrjedhjes së ndonjë materiali në media.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 13, 2017 03:23 Europe/Tirane
  • Trump kërcënon Comey

Pas shkarkimit nga detyra, për ish-shefin e FBI-së vjen një paralajmërim: Donald Trump u tregua mjaft i qartë në mesazhin e tij në “Twitter”, ku shprehej hapur kundër rrjedhjes së ndonjë materiali në media.

“James Comey bën mirë të shpresojë që të mos ketë ‘ndonjë’ regjistrim të bisedave tona, përpara se të nisë e të flasë me shtypin”, tha Trump. Mesazhi i kreut të Shtëpisë së Bardhë përbën një zhvillim të ri e të papritur në armiqësinë me Comey dhe pezullimin e tij, gjë që i solli Trumpit edhe krahasimet me Richard Nixon. Ish-kreu i FBI-së po drejtonte një hetim mbi lidhjet mes zyrtarëve të fushatës zgjedhore të presidentit Trump dhe zyrtarëve rusë, së bashku me ndërhyrjen e mundshme të Moskës në presidencialet e vitit të kaluar. Verifikimet e FBI-së, presidenti Trump i konsideron një “farsë”, por pretendimet e tij janë kundërshtuar edhe nga drejtuesi i përkohshëm i saj, Andrew McCabe. Shkarkimi i Comey përbën pikën kulmore të një marrëdhënieje të tensionuar njëvjeçare mes tij me Donald Trump. Armiqësia mes tyre nisi që gjatë fushatës, kur shefi i FBI-së refuzoi të ngrinte akuza ndaj rivales së republikanit, Hillary Clinton, për “e-mail”-et e dërguara nga serveri i saj privat gjatë kohës që shërbente si Sekretare Shteti.