CNN: Trump po gënjen qytetarët amerikanë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50782-cnn_trump_po_gënjen_qytetarët_amerikanë
Kanali televiziv CNN i Amerikës në një raport të tij ka thënë se Donald Trump, presidenti i Amerikës para se të marrë mandatin presidencial, ka gënjyer qytetarët amerikanë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 13, 2017 07:34 Europe/Tirane
  • CNN: Trump po gënjen qytetarët amerikanë

Kanali televiziv CNN i Amerikës në një raport të tij ka thënë se Donald Trump, presidenti i Amerikës para se të marrë mandatin presidencial, ka gënjyer qytetarët amerikanë.

Kanali televiziv CNN në një raport të tij bëri të ditur se pas disa javëve me gënjeshtra dhe deklarata kontradiktore nga ana e funksionarëve të Shtëpisë së Bardhë, tani shtrohet pyetja se a jep rëndësi presidenti Donald Trump të vërtetës dhe shprehjes së saj? Ky kanal televiziv në vazhdim vuri në dukje pretendimet e Trump për përgjimin e bisedave telefonike të tij nga ana e qeverisë së kaluar të këtij vendi para zgjedhjeve presidenciale dhe shtoi se nuk është paraqitur kurrfarë dëshmie për të vërtetuar këto pretendime të Donald Trump. Donald Trump, presidenti i Amerikës më 20 mars të këtij viti, ka thënë se Agjencia për Siguri Kombëtare dhe FBI kanë deklaruar në Kongresin e Amerikës se Rusia nuk ka ushtruar ndikim mbi procesin e zgjedhjeve presidenciale të Amerikës. Ky qëndrim i Trump është plotësisht në kontradiktë me qëndrimin e James Comy, ish-shefin e shkarkuar të FBI, i cili ka thënë se rusët kanë bërë përpjekje që të ushtrojnë ndikim mbi procesin e zgjedhjeve presidenciale të Amerikës.