Arabia Saudite mundohet të marrë mbështetjen e Amerikës kundër Iranit
Patrik Kabran një prej gazetarëve të gazetës Indepedent, në një artikull të tij shkruan se pasi Arabia Saudite ka marrë mbështetjen e Amerikës në luftën kundër Jemenit, disa prej princave sauditë po mundohen të inkurajojnë Uashingtonin që t’i kundërvihet Teheranit.
Kabran në artikullin e tij të titulluar “ Takimi i Trump me Muhamed Selman, njerëzit më të rrezikshëm në botë” shkruan; Shumica e analistëve besojnë se Trump është politikani më i rrezikshëm mbi rruzullin tokësor dhe ai do të takohet me Muhamed Bin Selman, personi i dytë përgjegjës për trazirat në botë. Sipas gazetarit Kabran, Bin Selman me politikat e tij të gabuara që kanë shkaktuar pasoja të dëmshme për Arabinë Saudite dhe për vendet e rajonit, ka treguar se nuk ka pjekurinë e duhur në politika e brendshme dhe të jashtme dhe kulmi i kësaj papjekurie vihet re tek sulmi i Arabisë Saudite kundër Jemenit. Kabran shkruan se Amerika dhe Arabia Saudite kanë rënë dakord që të ndërmarrin hapa të përbashkëta kundër qeverisë iraniane dhe një prej këtyre hapave është zbatimi i projektit për të mbështetur pakicat kombëtare në Iran dhe inkurajimin e tyre që të ngrihen kundër qeverisë iraniane, plan që deri më tani nuk ka dhënë rezultat. Donald Trump në fund të këtij muaji pritet të vizitojë Arabinë Saudite ku sipas parashikimeve do të nënshkruajë disa kontrata për shitjen e armatimeve me vlerë miliarda dollarë.