Kur Trumpi bëhet poet!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50826-kur_trumpi_bëhet_poet!
Përmbledhja e poezive të Donald Trump, presidentit të Amerikës, ka dal nga shtypi dhe tani mund të gjendet në treg.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 14, 2017 03:59 Europe/Tirane
  • Kur Trumpi bëhet poet!

Përmbledhja e poezive të Donald Trump, presidentit të Amerikës, ka dal nga shtypi dhe tani mund të gjendet në treg.

Fjalët poetike që ka thënë Donal Trump, presidenti i 45-të i Amerikës, gjatë viteve të kaluara, janë mbledhur në një "Divan Poezie" dhe pa ndonjë ndryshim në përmbajtje, janë botuar në Norvegji. Donal Trump një herë kishte thënë: "Unë i njoh fjalët dhe zgjedh fjalët më të mira". Kris Felt i cili ka bërë mbledhjen e Divanit të Poezive të Donald Trump, në lidhje me këtë thotë: "Atë çfarë thotë Trump, janë fjalë poetike dhe imagjinative". Felt në një intervistë me gazetën "Often Posten", ka thënë: "Fjalët e Donald Trump të cilat siç duket janë thënë pa menduar shumë ose pa përgatitje të mëparshme, kanë krijuar kushtet për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të Amerikës". Divani i Poezive të Donald Trump quhet "Madhërinë ktheja përsëri poezisë" që është marrë gjithashtu nga sloganet elektorale të Donald Rrump. Slogani i tij elektoral ishte "Madhërinë ktheja përsëri Amerikës". Një prej thënieve të Donald Trump që është kthyer në poezi, është një fjali që ka thënë ai për vajzën e tij, Ivankën. Trump dhjetë vite më parë kishte thënë: "Nëse Ivanka nuk do të ishte vajza e tij, me atë do ta kishte lënë një takim dashurie!". Shtëpia botuese "Kagen" ka bërë të ditur sa ka botuar 2000 kopje të Divanit Poetik të Trump dhe një kopje i ka dërguar Donald Trump.