Realizuesja amerikane sulmon Trumpin në "gjuhën ruse"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50834-realizuesja_amerikane_sulmon_trumpin_në_gjuhën_ruse
Edhe pse kanali televiziv amerikan Fox News njihet për përkrahje ndaj Donald Trump, presidentit të Amerikës, mirëpo një realizuese e programit në këtë kanal televiziv në një prej programeve të saj, ka kritikuar ashpër Rusinë dhe Donald Trump në gjuhën ruse.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 14, 2017 04:05 Europe/Tirane
  • Realizuesja amerikane sulmon Trumpin në

Edhe pse kanali televiziv amerikan Fox News njihet për përkrahje ndaj Donald Trump, presidentit të Amerikës, mirëpo një realizuese e programit në këtë kanal televiziv në një prej programeve të saj, ka kritikuar ashpër Rusinë dhe Donald Trump në gjuhën ruse.

Pars Today njofton se znj. Julie Ruginsky, realizuese e programit në kanalin Fox News, programin informativ të saj e ka filluar duke folur në gjuhën ruse. Natyrisht në vazhdim ajo ka realizuar programin në gjuhën angleze dhe ka kërkuar falje nga teleshikuesit duke thënë: "Unë për shkak të dosjes së "lidhjes së Trump me Rusinë", po ndjej një liri më të madhe dhe për këtë arsye kamë folur në gjuhën ruse. Dëshiroi tu them "krerëve tanë të mundshëm" se unë po flasë në gjuhën e tyre". Ruginsky në vazhdim akuzoi Rusinë për ndërhyrje në një vend ose për futjen e një vendi nën ndikimin e saj dhe tha: "Rusia banorët e atij vendi i detyron ta mësojnë shpejtë gjuhën ruse". Ruginsky vuri në dukje edhe takimin e fundit mes Donald Trump dhe Sergei Lavrov, ministrit të punëve të jashtme të Rusisë i cili u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë dhe lejimin e një gazetari rus që të marrë fotografi nga ky takim dhe tha: "Trump dhe Lavrov janë takuar mes vete pikërisht në ditën kur Donald Trump shkarkoi shefin e FBI.